Raul Gonzalez kandidat për stolin e Lidsit

Angli | 5 vite më parë

Largohet një argjentinas dhe vjen një spanjoll. Lids Junajtid po e shqyrton Raul Gonzalezin si kandidaturë për trajner të ardhshëm të skuadrës, pasi e shkarkoi Marcelo Bielsan, raportoi të mërkurën “Marça”. E përditshmja e njohur sportive spanjolle ka vijuar të pretendojë se një lëvizje e tillë në klubin anglez është menduar menjëherë, pasi u mor vendimi për të mbyllur bashkëpunimin me argjentinasin, më 27 shkurt 2022.

Fillimisht ishte përfolur se edhe Reali i Madridit ka qenë i interesuar që ta bënte ish-kapitenin legjendar trajner të ekipit të parë, pas largimit të Zinedin Zidanit, por më pas u afrua Karlo Ançeloti, i cili erdhi nga Evertoni. Ndërkohë, për trajnerin spanjoll kanë shprehur gjithashtu interesim edhe Eintrahti i Frankfurtit dhe Shalke 04-ra, për të cilën ai luajti në mbyllje të karrierës së tij.

Si futbollist, Raul Gonzales ka shënuar 324 gola në 741 ndeshje për gjiganten madrilene dhe fitoi gjithçka që është e mundur. Po kështu, ai ka realizuar 44 gola në 102 ndeshje për përfaqësuesen e Spanjës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme