Raundi i dytë i Primareve, nis numërimi i votave në 5 bashki! Shtyhet votimi në Fushë-Arrëz

5 bashkitë Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd kanë mbajtur sot (11 dhjetor) raundin e dytë të primareve të zhvilluara nga Berisha pas balotazhit të 4 dhjetorit.
Votimi është mbyllur në të 5 bashkitë dhe ka nisur procesi i numërimit të votave për të përcaktuar kandidatit që do të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Ndërsa në bashkinë Fushë-Arrëz votimi është shtyrë për një datë tjetër.
Votimet nisën në orën 08:00 dhe u mbyllën në 18:00, ku demokratët votuan për kandidatin e tyre të preferuar.
Në Bashkinë Fier, gara zhvillohet mes Artur Mahmutaj dhe Evdar Kodheli, në Dibër garojnë Besnik Alkun dhe Ismail Ukën, në Mat në garë janë Bukurosh Ballabani dhe Skënder Gjuci, në Mirditë janë Albert Melyshi dhe Aleksander Lala, ndërsa në Librazhd garojnë Aranit Leka dhe Shefki Cota.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



