Raundi i parë pa asnjë kandidat, Alibeaj fajëson mazhorancën: Qëndron mbi supet tuaja!

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë përgjegjëse mazhorancën për dështimin e seancës së parë për zgjedhjen e presidentit të vendit, dhe për këtë ai kërkon qëndrim nga ana e tyre. Alibeajt tha se vendit i duhet një president i gjithëpranuar dhe se procesi për çështjen në fjalë duhet të zhvillohet në bazë konsensuale.

“Është e qartë që në këtë raund të parë nuk do të ketë kandidaturë. Këto mbledhje nuk janë rutinë, për të parë vetëm letrat. Është pjesë e një procesi, sa institucional aq edhe politik. Komisioni i Ligjeve luan rolin e saj. Përfitoj t’ju bëj me dije se cili është qëndrimi politik i PD. Nga ana jonë është bërë me dije që ky proces duhet të përmbushë dhe plotësojë disa kritere, për t’i dhënë shqiptarëve njeriun e tyre, kryetarin e shtetit. Për të dalë nga tradita jo gjithmonë e shëndetshme në përzgjedhjen e presidentit, përpara se të arrihet në një produkt të tillë ne kemi disa detyrime. Duhet të krijojmë një proces në sy të parlamentit. Do të duhet që mes palëve politike të jenë disa qëndrime që me realitet të krijohen në thelb. Qëndrimi ynë është bërë i ditur. Kushtetuta e Republikës përcakton që ky proces të zhvillohet në bazë institucionale.

84 vota përcaktojnë që opozita të ketë rol substancial. Maxhoranca si ka numrat dhe legjitimitetin për të vazhduar në mënyrë të njëanshme në përzgjedhjen e presidentit. Ne presim qëndrim nga maxhoranca. Jeni ju për zgjedhjen e presidentit sipas frymës së Kushtetutës? Ky dështim i këtij raundi të parë, nuk do të doja të bëja provokim, por qëndron mbi supet tuaja. Ju duhet të mbani një qëndrim. Përgjërimet e bëra nga përfaqësuesit më të lartë tuaja duken që kanë qenë farsë. Ne jemi gjithmonë në pritje të qëndrimit tuaj, për të parë se çfarë produkti do të dalë”, tha Alibeaj. tha Alibeaj.

Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur sot për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Duke qenë se nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë për postin e kreut të ri të shtetit, raundi i parë kosiderohet i kryer pa votim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme