Reagon Ministria e Shëndetësisë : Spitali vijon dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, po hetohen shkaqet

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas zjarrit që përfshiu pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.
Sipas MSH, në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.
“Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar”, shkruhet në njoftimin e MSH.
Më tej bëhet Ministria njofton se, “ edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




