Reaksioni nga pickimi i bletës, Mjëkët: “Kërcënon jetën nëse nuk dimë të sillemi”

Një nga problemet më serioze me shëndetin që mund të na kapë në befaqi gjatë kohës së pushimeve është alergjia nga helmi i bletëve i cili mund të shkaktojë anafilaksi. Kjo gjëndje sipas mjekëve mund të rrezikojë edhe jetën dhe kërkon ndihmë mjekësore urgjente. Sipas mjekes Alkerta Brianji reaksioni i përgjithshëm ndaj pickimit të bletës është dukuri e rrallë dhe paraqitet tek 5% e populates së botës. Ky reaksion shoqërohet me simptoma të tilla si : puls i shpejtë dhe i dobët, frymëmarrje e shkurter, të vjella dhe urinim i pakontrolluar. Mjekja alergologe thotë se deri në mbërritjen pranë qendrës shëndetësore personat duhet të kenë marrë medikamentin e urgjencës.
Personat që provojnë episode të tilla pickimi me pasoja kaq të rënda duhet të kryejnë menjëherë ekzaminime serologjike të alergjisë ndaj insekteve dhe antitrupave. Interesant është ifakti se alergjia e helmit të bletës është dukuri më e shpeshtë te ata të cilët merren me bletari, te anëtarët e familjes së tyre ose fqinjët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




