Real-Barcelona, ​​Ancelotti dridhet: rrezikon të humbasë portierin

Spanjë | 4 vite më parë

Pak orë nga El Clasico e planifikuar në Santiago Bernabeu kundër Barcelonës, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti rrezikon të humbasë një nga shtyllat e skuadrës së tij. Portieri belg Thibaut Cortois humbi stërvitjen e fundit të skuadrës me një problem me shpinën. Gjatë javëve të fundit, portieri belg ka vuajtur nga inflamacioni i nervit shiatik që i ka shkaktuar atij një problem me shpinën.

Trajneri italian nuk ka bërë ende të ditur emrat për ndeshjen ndaj rivalëve katalanas, por gjithçka lë të kuptohet se Cortois nuk do të figurojë në listë. Për të zëvendësuar portierin belg, Lunin duhet të jetë mes shtyllave të madrilenëve. Por Ancelotti mund të buzëqeshë për rikuperimin e ish-mbrojtësit të Romës, Rudiger, i cili – pas dëmtimit që pësoi në Champions League kundër Shakhtar – do të jetë rregullisht në dispozicion të trajnerit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme