Real e Bayern e nisin me humbje aventuren europiane

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Ka nisur edicioni 2020-2021 i Euroleague në basketboll për meshkuj, turne që rikthehet pas ndërprerjes se sezonit të kaluar, që u mbyll pa fitues, për shkak të pandemisë Covid-19. Surprizat nuk kanë munguar që në javën e parë.

Baskonia Gasteiz fitoi 76-63 ndaj Real Madrid në derbin spanjoll, sfidë e vendosur në periodën e fundit. Më i miri për Baskonia ishte Henry me 23 pikë. Në sekondat e fundit fiton Panathinaikos, që mundi 78-76 Khimki Moskë (Booker 15 pikë).

Barcelona fitoi 76-66 ndaj CSKA Moskë në ndeshjen “big” të kësaj jave, me Davies që realizoi 18 pikë e Mirotic 17. Jashtë fushe fiton Armani Milano, që mundi 81-79 Bayern Mynih (Delaney 17 pikë).

Euroleague – Java e parë

1 tetor, Anadolu Efes – Zenit st Petërburg, 69-73

1 tetor, Olympiacos – Zalgiris Kaunas, 67-68

1 tetor, Maccabi Tel Aviv – Alba Berlin, 80-73

1 tetor, Barcelona – CSKA Moskë, 76-66

1 tetor, Valencia Basket – Villeurbanne, 65-63

2 tetor, Khimki Moskë – Panathinaikos, 76-78

2 tetor, Fenerbahce – Crvena Zvezda, 77-63

2 tetor, Bayern Mynih – Armani Milano, 79-81

2 tetor, Baskonia Gasteiz – Real Madrid, 76-63


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme