Real Madrid “dridhet”, Benzema me Covid

Spanjë | 5 vite më parë

Real Madrid njoftoi se Karim Benzema ka dalë pozitiv me COVID-19. Para se të ishte në gjendje të kthehej në stërvitje me ekipin, në funksion të rifillimit të La Liga, sulmuesi francez tani do të duhet t’i nënshtrohet karantinës së detyrueshme së pari dhe pastaj provave të reja. I freskët nga zhgënjimi në Europian, Benzema ishte kthyer dje nga pushimet.

Ndërsa thashethemet për një rinovim të afërt të kontratës deri në vitin 2023 mbërrijnë nga faqet e Marca, për Benzema sezoni fillon me këmbën e gabuar. Sapo mbërriti në Madrid, bomber francez rezultoi me Covid dhe nuk do të jetë në gjendje të fillojë menjëherë të punojë së bashku me shokët e tij të skuadrës në funksion të fillimit të kampionatit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme