Real Madrid, lamtumirë zyrtare për Zidane: Faleminderit Zizou

Spanjë | 5 vite më parë

Tani është zyrtare, Zinedine Zidane largohet nga Real Madrid. Thashethemet ishin bërë gjithnjë e më të zhurmshme në orët e fundit dhe natën e kaluar trajneri francez i komunikoi klubit dëshirën e tij për të ndërprerë marrëdhënien, pavarësisht nga një kontratë që e mbante të lidhur deri në 2022.

“Dorëheqja u pranua nga klubi madrilen, i cili përshëndeti Zizou me një deklaratë në faqen e saj të internetit: “Real Madrid njofton se Zinedine Zidane ka vendosur të përfundojë fazën e tij aktuale si menaxher i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për t’i treguar atij vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në të gjithë këto vite dhe për atë që figura e tij përfaqëson për Real Madrid. Zidane është një nga mitet e mëdha të Real Madrid dhe legjenda e tij shkon përtej asaj që ai ishte si menaxher dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se Real Madrid është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme