Real Madrid, më i fortë se Elche dhe… VAR

Real Madrid kalon pengesën Elche (dhe Var) dhe kryeson me +6 ndërsa pret ndeshjen e Barcelonës nesër me Villarreal. Në pjesën e parë, skuadra e Ancelottit gjen rrjetën tri herë, por vetëm një është e vlefshme: VAR në fakt anullon golat e Benzema dhe Alaba në 6′ dhe 26′, gjithçka është në rregull në të 11′ me nënshkrimin e Valverde.
Sfida mes Realit dhe VAR vazhdon edhe në pjesën e dytë dhe gjithmonë është teknologjia ajo që triumfon kur anullon golin e Benzema në minutën e 61-të sërish për pozicion jashtë loje si dy të mëparshmit, por kalon një çerek ore dhe më në fund fituesi i “Topit të Artë” arrin të hyjë në listën e golashënuesve duke dyfishuar për Blancos. Është goli që mbyll ndeshjen, Asensio firmosi për rezultatin final.
REZULTATET:
REAL MADRID-ELCHE 3-0
REAL SOCIEDAD-MAIORCA 1-0
VALLADOLID-CELTA VIGO 4-1
CADICE-BETIS 0-0
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




