Reali arratiset sërish, 3-0 ndaj Majorkës, Sevilja është -10

Nëse titulli nuk është i hipotekuar, mund të themi se është afër. Me fitoren e katërt radhazi, Real Madrid fiton dy pikë të tjera ndaj Sevillas dhe kalon me 10 pikë epërsinë ndaj vendit të dytë të zënë nga andaluzianët. Skuadra e Ancelottit fitoi 3-0 ndaj Mallorca, jo pa vuajtur: në pjesën e parë, në fakt, shansi më i madh është i vendasve, të cilët godasin një shtyllë me Maffeo krejt i vetëm përballë Courtois.
Blancos shënojnë më pas në pjesën e dytë: në minutën e 55-të, Benzema i shërben Vinicius-it, i cili nuk gabon me të majtën, duke i dhënë avantazhin lojtarëve të Ancelottit mes protestave të vendasve për një faull të mundshëm në fillimin e aksionit të Valverdes ndaj Baba Mohammedit.
Sfida përfundon definitivisht në minutën e 77-të: Olivan shtyn Vinicius në zonë dhe Benzema nga pika e bardhë zhvendos Sergio Rico-n, duke firmosur dyfishimin. Pesë minuta më vonë, francezi gjeti edhe golin e dytë personal duke goditur në mënyrë perfekte krosin e Marcelos.
Kështu përfundon 3-0: Real Madridi arrin suksesin e katërt radhazi në La Liga dhe shkon në 66 pikë, 10 më shumë se Sevilla e dyta në renditje. Mundësia, më shumë se konkrete duke pasur parasysh avantazhin e madh të grumbulluar është që ndeshja e radhës mund të përfaqësojë pengesën e fundit reale mes Ancelottit dhe titullit: El Clasico kundër Barcelonës së rigjallëruar të Xavi. Humbja e pestë radhazi, megjithatë, për Mallorca-n, e cila mbetet në 26 pikë, vetëm dy më shumë se e treta nga fundi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




