Reali mund Alaves dhe përpiqet të arratiset

Mos u mashtroni nga rezultati: në 3-0 të Real Madridit ndaj Alaves ka më shumë se disa vuajtje për të besuarit e Ancelottit, të cilët përpiqen për të disatën herë të “rehatohen” në krye të tabelës dhe të harrojnë gumbjen e shëmtuar në Champions në Paris kundër PSG. Në Bernabeu, në fakt, blancos duhet të djersitin jo pak përballë të besuarve të Mendilibarit, të cilët rezistojnë për më shumë se një orë lojë.
Pas një pjese të parë pa gola, në të cilën vendasit luftuan për t’u bërë të rrezikshëm, loja zhbllokohet në pjesën e dytë: në minutën e 63-të, Asensio me të majtën i jep Realit 1-0, që largon frikën dhe tensionet në Bernabeu.
Të besuarit e Ançelotit tentojnë ta mbyllin ndeshjen dhe në minutën e 77-të Benzema kombinon me Vinicius por godet shtyllën. Megjithatë, tre minuta më vonë, ishte braziliani ai që dërgoi topin në rrjetë, me asistimin e francezit, 2-0 në minutën e 80-të. Goli i goditi shpresat e Alaves dhe vendasit e shfrytëzuan për të thelluar rezultatin: Rodrygo fiton një penallti dhe Benzema nga pika e bardhë fiksoi 3-0 në minutën e 91-të.
Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në 57 pikë. Sevilla tani është -7, por me një ndeshje më pak, I thirrur në shtëpinë e Espanyol për t’iu përgjigjur formacionit të Ancelottit. Nga ana tjetër, Alaves qëndron në lartësinë e 20 pikëve bashkë me Cadizin dhe në -4 nga Granada e katërta nga fundi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




