Reali mund Valencian me penallti, shkon në finale të Superkupës

Ancelotti kundër Gattusos, Real Madrid kundër Valencias, nxënësi kundër mjeshtrit, “rrëfimet” e para-ndeshjes, të gjitha paralajmëruan atë që u pa në të vërtetë në fushë, me një gjysmëfinale të Superkupës spanjolle shumë më pak të dukshme se sa pritej. Pas 1-1 të fituar në 120 minutat kualifikohet Reali, i cili imponohet 5-3 në llotarinë e njëmbëdhjetë metrave.
Gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës, e luajtur në Arabi, ashtu si për Italinë, në përputhje me logjikën e marketingut dhe jo sportive, doli të jetë befasuese dhe spektakolare në mënyrën e vet. Real Madridi e zhbllokoi atë në fund të pjesës së parë, me Benzema që shënoi nga pika e bardhë, duke shpresuar të shënojë edhe një herë, një tjetër triumf për blancos. Ëndrrat e lavdisë janë zbehur në fillimin e pjesës së dytë, kur Lino firmosi golin e barazimit, duke nisur një lloj loje tjetër, e cila zvarritet deri në kohën shtesë.
Pas 1-1 në 120 minutat, gjysmëfinalja e Superkupës vendoset nga penalltitë, të cilat përfunduan duke shpërblyer Real Madridin, perfekt nga njëmbëdhjetë metra dhe duke u imponuar 5-3. Gabimet e Gomert dhe Gaya ishin vendimtare. Merenges në finale me fituesin e Betis-Barcelona, e planifikuar për nesër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



