Reali rikthehet në krye, dopieta e Benzema shtang Valladolid

Dopieta e Benzemas e çon Real Madridin për momentin në krye të La Ligës me 38 pikë falë fitores 2-0 kundër Valladolidit. Blancos e zgjidhin vetëm në finale me një penallti dhe një prekje të francezit. Të besuarit e Carlo Ancelottit rrethuan menjëherë portën e Jordi Masip, por tentativat e Vinicius Junior dhe Benzema ishin të kota.
Në minutën e 36-të, megjithatë, ishte Valladolid që pati rastin e madh, me Alvaro Aguado që provoi reflekset e Courtois me një goditje nga një distancë jo shumë e largët. Pjesa e dytë i sheh skuadrat të mbështeten shumë në taktika dhe ndeshja nuk zhbllokohet. Por në minutën e 68-të Sergio Leon i bëri madrilenët të dridhen: goditi nga këndorja, por që u përball me një super pritje nga Courtois.
Vinicius Junior përpiqet të mashtrojë Masip, por tentative e tij përfundon mbi traversë. Dhjetë minuta më vonë Benzema provon sërish, por portieri spanjoll i mohon festën.
Megjithatë, pak sekonda më vonë, gjyqtari Munuera Montero u thirr përsëri në VAR për një prekje të mundshme me dorë nga Vani Sanchez: penallti për Real Madridin. Pas përjashtimit të Sergio Leon për protesta, numrin 9 I madrilenëve merr maksimumin nga gjuajtja e 11-metrave dhe i jep epërsinë skuadrës së tij.
Valladolidi dorëzohet dhe 2-0 është një specialitet i Benzemas: ndalon në zonë dhe gjuan në kënd. Real Madridi e mbyll kështu vitin 2022 me fitore dhe me një epërsi momentale në ligë. Është koha për të pritur derbin Barcelona-Espanyol (nesër, 14:00), ku djemtë e Xavi duhet t’i përgjigjen këtij suksesi të rëndë jashtë fushe të rivalëve të tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




