Rebelimi/ Rusia: Kreu i grupit Wanger s’do ndiqet penalisht, Prigozhin ikën në Bjellorusi

Botë | 3 vite më parë

Shefi i forcës mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin nuk do të ndiqet penalisht nga Kremlini për përpjekjen e tij për të marrë Moskën dhe kryer grusht shteti në Rusi. Prigozhin do të transferohet në Bjellorusi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur që Prigozhin kishte udhëhequr kundër Rusisë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u shpreh se Yevgeny Prigozhin nuk të ndiqet penalisht.

Sipas Peskovit, edhe anëtarët e forcës paraushtarake Wagner ishin bashkuar në atë që Moska e quajti një “rebelim të armatosur” nuk do të ndiqen penalisht.

“Ne i kemi respektuar gjithmonë veprat e tyre heroike në front”, theksoi ai.

Ai shtoi se Lukashenko kishte ofruar të ndërmjetësonte, me marrëveshjen e presidentit rus Vladimir Putin, sepse ai e kishte njohur Prigozhin personalisht për rreth 20 vjet.

Situata në Rusi ka shqetësuar shumë fqinjë të Rusisë, ku Letonia mbylli kufijtë. Por me qetësimin e situatës ka bërë që edhe vendet e tjera të mos e shohin si kërcënim gjithçka që po ndodh në Rusi.

Në këtë rast, Polonia e konsideron si çështje të brendshme të Rusisë. Gjithsesi, kryeministri Mateusz Moraëiecki u shpreh se ekzistonte rritja e tensioneve në kufirin me Bjellorusinë, transmeton Al Jazeera. 

“Ne besojmë absolutisht se është një çështje e brendshme e Rusisë. Ne nuk kemi vendosur në nivel gatishmërie ushtrinë tonë” tha Presidenti Andrzej Duda pas një takimi me Byronë e Sigurisë Kombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme