Recep Tayip Erdogan do të bëjë sot betimin si president i Turqisë

Botë | 3 vite më parë

Recep Tayyip Erdogan , i cili u rizgjodh të dielën e kaluar si president i Turqisë , do të betohet sot në Ankara për një mandat të ri pesëvjeçar dhe më pas do të shpallë përbërjen e qeverisë së tij të re.

Në ceremoninë e betimit ku do te zhvillohet në Kompleksin Presidencial do të marrin pjesë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, si dhe përfaqësues të nivelit parlamentar dhe ministror, ​​si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Shteteve Turke (OTS), NATO-n dhe Organizatën. të Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Erdogan do të bëjë betimin në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë në orën 14:00 me orën lokale dhe do të fillojë mandatin e tij të ri. Ai do të marrë mandatin nga Kryetari i Përkohshëm i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Devlet Bahçeli.

Erdogan fitoi balotazhin presidencial të dielën e kaluar me 52.18% të votave. Kandidati i opozitës Kemal Kiliçdaroglu mori 47.82%, sipas rezultateve përfundimtare të lëshuara nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i vendit citon Anadolu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme