Reçi, plantacionet me gështenja po tërheqin turistë të shumtë

Interesi për të vizituar zonat turistike të Malësisë së Madhe po rritet çdo ditë e më shumë. Një prej tyre është fshati i Reçit. Falë natyrës së bukur, ajrit të pastër dhe prodhimeve bio vitet e fundit është kthyer në një atraksion të veçantë për turistët.
Fshati e ka të bazuar ekonominë kryesisht në prodhimin i gështenjës, në blegtori dhe pak bujqësi. Vendin kryesor e zë gështenja, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj.
Prania e gështenjave ka shtuar edhe kosheret e bletëve. Banorët kanë shtuar prodhimin e mjaltit të gështenjës në këtë zonë të pyllëzuar, mjaftë i kërkuar për vetitë e tij kurative.
Për një ditë të plotë pushimi dhe argëtimi, banorët e Shkodrës, fshatrat fqinje dhe vizitorët takohen në Pyllin e Shkëlqyer të Gështenjës së Reçit.
Gazetar M. Rakaj
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




