Red Bull, i zemëruar me Hemilton: E dërgoi Maksin në spital…

Formula 1 | 5 vite më parë

Në Silverstone është “luftë” mes Red Bull dhe Mercedes, me udhëheqësin e ekipit që komandon klasifikimin e konstruktorëve, i cili ka drejtuar gishtin drejt Hamilton pas aksidentit që pa Verstappen të shkonte me dhunë drejt barrierave. Christian Horner, drejtori i ekipit të Red Bull, sulmon kampionin e botës: “Ai dërgoi një konkurrent në spital. Për mua, kjo është një fitore boshe”.

“Shikoni kurbën – vazhdoi drejtori i ekipit Red Bull – Lewis nuk është asnjëherë afër kulmit, është një aksident i madh. Kurba ishte 100% e Max, faji është i gjithi i Hamiltonit. Faleminderit Zotit që nuk u dëmtua shumë. Shpresoj ta vlerësoni në mënyrë të përshtatshme”.

Pastaj përpara kamerave F1: “Për mua dinamika është e qartë, Leëis ka rrëshqitur brenda në një nga kthesat më të shpejtë të kampionatit, ai e di që atje nuk ka parakalim”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme