Red Bull prezantohet në 9 shkurt

Red Bull do të prezantojë makinën e re në 9 shkurt, me të cilën do të konkurrojë në botërorin 2022 të Formula 1. Ajo do të quhet RB18 duke anashkaluar numrin 17 për arsye supersticioze. Dy makinat e fundit ishin RB16 e 2020 dhe RB16B e 2021. Por videoja e paraqitur nga skuadra në rrjetet sociale zgjat 17 sekonda, pavarësisht besëtytnive. Aty duket piloti “Max” duke parë me padurim orën e tij. Numërimi mbrapsht ka filluar, takimi më 9 shkurt 2022.
Ora ende nuk është shpallur dhe modaliteti sipas të gjitha gjasave do të jetë një ngjarje online. Por Max Verstappen dhe Sergio Perez, dy pilotët e Red Bull kanë një synim: Kupa e Botës 2021 e fituar nga holandezi duhet të mbrohet sërish edhe në 2022. Dhe ka një epokë të re teknike në F1 për të nisur, me rikthimin e efektit tokë, një pjesë e re aerodinamike që nuk ndot ajrin dhe nuk krijon turbolenca për makinat pas, gomat Pirelli 18 inç dhe një kalendar që nuk ka qenë kurrë kaq i mbushur me gara.
Dizajni i RB18 i projektuar nga Adrian Neëey për Kampionatin Botëror të F1 në 2022. Njësia në kuaj fuqi e Hondës do të jetë e njëjtë me vitin 2021, anët do të jenë më të ngushta dhe kabina do të avancohet për operacionin “racional”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




