Reduktimi i karbonit, Kina ndërton centralin më të madh në botë të energjisë së kombinuar

Botë | 3 vite më parë

Ndërsa në raportet e OKB-së, prej vitesh renditej një ndër vendet me cilësinë më të ulët të ajrit në botë, Kina duket se po futet gradualisht në periudhën kyçe të ndërtimit të një qytetërimi ekologjik me uljen e dioksidit të karbonit.

Në kuadër të prodhimit të energjisë së pastër, superfuqia e Lindjes së Largët, ka ndërtuar centralin më të madh në botë me një njësi të vetme që kombinon prodhimin fotovoltaik dhe prodhimin e kripës.

Projekti diellor dritë-kripë 1000 MËP I quajtur “Huadian Haijing” në Tianjin të Kinës së Veriut, mbulon një zonë prej rreth 9 700 hektarësh, dhe pritet të prodhojë rreth 1.5 miliard Kilovatorë elektricitet në çdo vit, që mjafton për përdorimin vjetor të energjisë për 1.5 milion familje.

Një tjetër central i energjisë së erës me kapacitet 500 000 kilovatorë u vendos në punë rreth dhjetëditë më parë në detin Bohai, ndërsa në rajonin autonom të Xinjiang-ut të Kinës Veriperëndimore u fut në funksionim një central me kombinim të energjisë së erës dhe asaj diellore  që prodhon deri në 3.05 milion kilovatorë.

Ekspertët kanë miratuar digjitalizimin e disa teknologjive të reja duke rritur efektshmërinë e përdorimit  të energjisë së pastër, ndërsa projektet synojnë të ndihmojnë uljen e karbonit në atmosferë dhe sigurimin e energjisë së pastër për të ardhmen.

Gazetar Artur Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme