Reduktohet numri i regjistrimeve në shkolla, bie me 3% numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar

Sociale | 5 vite më parë

Rënia e numrit të lindjeve, por dhe emigracioni apo braktisja e arsimit ka reduktuar numrin e nxënësve në shkolla. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave rezulton se këtë vit janë regjistruar 2% më pak nxënës dhe studentë, nga një vit më parë.

Një rënie e ndjeshme e numrit të regjistrimeve konstatohet edhe në arsimin e mesëm me 4.2%. Sociologet sqarojnë se ne zonat rurale ende konstatohet fenomeni i braktisjes së institucioneve arsimore nga vajzat.

Një rritje e numrit të regjistrimeve është konstatuar këtë vit akademik vetëm në institucionet e arsimit të lartë.

Degët e studimit për të cilat studentet paraqesin interes më të lartë janë: inxhinieri, biznes, administrim si dhe ato të shëndetit./rtsh/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme