Reeker sot në Tiranë takon Ramën dhe Bashën

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, viziton të mërkurën Tiranën. Gjatë qëndrimit zoti Riker do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha.
Vizita e zyrtarit të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria sapo nuk ka marrë një datë nga Bashkimi Europian për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.
Ndërkohë, ditën e djeshme Kryeministri Rama së bashku me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kërkuan edhe ndihmën e SHBA-së që të ndikojë te BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt BE-së.
Pas Shqipërisë, Reeker do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




