Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, kryetare komisioni Albana Vokshi

Politikë | 5 vite më parë

Ndërsa më 18 dhjetor, Partia Demokratike zyrtarisht ka thirrur Kuvendin në Pallatin e Kongreseve, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të organizojnë referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. 
Votimi do të nisë nesër nga ora 08.00 e mëngjesit dhe pritet që të përfundojë në orën 17.00.
Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ngritjen e Komisionit të Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale me qëllim organizimin dhe drejtimin e procesit të referendumit. Kryetare e këtij Komisioni është caktuar Albana Vokshi dhe anëtarë janë Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja.
Ky Komision, siç njoftohet, ka përgjegjësi të organizojë, mbikqyrë dhe të drejtojë procesin e referendumit deri në nxjerrjen dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme