Reforma në energji, Qeveria nënshkruan marrëveshjen e huasë me ADF

Ekonomi | 5 vite më parë

Të premten është nënshkruar marrëveshja e huasë për Reformën në sektorin e energjisë mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe Drejtoresha Rajonale e ADF për Euro-Azinë, Cecile Couprie. Pjesëmarrës në takim ishte edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
Pas nënshkrimit pati edhe një prononcim për mediat.
“Marrëveshja që nënshkruam sot vjen në një moment të rëndësishëm për sektorin parë edhe krizën energjetike që ka prekur botë”, tha Ahmetaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme