Reforma Zgjedhore, Basha: PS-PD pazar për rimbylljen e listave për deputet. Berisha ka dorëzuar zgjedhjet!

Politikë | 2 vite më parë

Në një konferencë për mediat, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha është shprehur se në Komisionin e Ligjeve po bëhet publikë pazari i rradhës Rama-Berisha për mbylljen e listave. Sipas tij, një një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet, kanë rimbyllur listat që të sigurojnë vendin e tyre në Parlament në zgjedhjet e ardhshme.

Basha gjithashtu tha se ndryshe nga çështë shpallur, nuk është çështje as revolucioni aq më pak përmbysje e Edi Ramës, është pazar për t’i dorëzuar Edi Ramës pushtetin vitin e ardhshëm, me kusht që të sigurojnë veten e tyre në listat e mbyllura.

“Pikërisht në këto momente që ju drejtohem në këtë komunikim të drejtëpërdrejtë, pak metra më tej përfaqësuesit e Edi Ramës dhe Sali Berishës po bëjnë publik pazarin për t’i rimbyllur listat. Si do t’i rimbyllin listat”, tha ai

Më tej Baha theksoi se, “një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet kanë shpikur një sistem për të siguruar vendin e tyre, kaq e thjesht është. Një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet, kanë rimbyllur listat që të sigurojnë vendin e tyre. Për këtë është bërë e gjithë beteja, ky është pazari. Për këtë shkatërruan Komisionin e Reformës Zgjedhore, për këtë votuan ligjin për amnistimin e të korruptuarve të Edi Ramë, përfshirë dhe hajdutët e votave të Partisë Demokratike në zgjedhjez e 2021-it, për këtë po negociojnë sot përfundimin e këtij pazari”.

Sipas tij,e gjitha pra ndryshe nga çështje shpallur, nuk është çështje as revolucioni aq më pak përmbysje e Edi Ramës, është Pazar për t’i dorëzuar Edi Ramës pushtetin vitin e ardhshëm, me kusht që të sigurojnë veten e tyre në listat e mbyllura.

“Kanë krijuar dy lloj listash. Listat pra biznes klas, pra ku janë këta që sigurojnë veten e tyre. Dhe lista tjetër gjoja të hapura, por në fakt votat që do të shkojnë për një subject politik, do të përfitohen nga ky grup. Të cilët, pavarësisht se si votohet, do të jenë përfituesit e parë të votive të qytetarëve. Shkurt dhe qartë, po përgatitet rimbyllja e listave dhe po bëhet që njerëz të cilët nuk kanë vota, nuk vijnë dot t’iu kërkojnë votën ju, nuk kanë pra mbështetje politike, mbështetje qytetare, përkundrazi shumë prej tyre kanë neveri qytetare, këta të sigurojnë vendin e tyre pa u votuar, por duke u future në një listë të mbyllur, një listë e cila as nuk u paraqitet në fletën e votimit qytetarëve”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme