Reforma zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në ambientet e Kuvendit, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Balla u shpreh në një reagim se, “rritja e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit britanik ishte një nga pikat e diskutimit, ku asistimi me ekspertizë në draftimin e legjislacionit apo në procesin e konsultimit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit mbetet një prioritet i rëndësishëm”.

“E informova ambasadorin britanik mbi gatishmërinë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me opozitën për reforma me rëndësi si vazhdimi i zbatimit të reformës në drejtësi apo reforma zgjedhore, e cila duhet të hartuar në përputhje me rekomandimet e raporteve ndër vite të OSBE/ODIHR”, tha Balla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme