Rehabilitimi dhe riintegrimi i të dënuarve, kreu i burgjeve pret ambasadorin suedez

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose ka pritur në institucionin që ai drejton, Sekretarin e Shtetit të Suedisë, Mikael Kullberg, dhe Ambasadorin e Suedisë, Niklas Ström, së bashku me këshilltarët e tyre.
Në këtë takim Qose ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit penitenciar dhe reformat në sistemin e burgjeve, kryesisht në krijimin e programeve të reja për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve.
Gjithashtu, Qose bën të ditur se mes tyre është biseduar për “mundësitë për shkëmbimin e praktikave më të mira mes dy vendeve dhe mënyrat e trajtimit të të sëmurëve mendorë në institucionet penitenciare”.
“Kënaqësi të prisja sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Sekretarin e Shtetit të Suedisë, z. Mikael Kullberg, dhe Ambasadorin e Suedisë, z. Niklas Ström, së bashku me këshilltarët e tyre.
Gjatë takimit, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në sistemin penitenciar dhe reformat për përmirësimin e tij, me fokus të veçantë në krijimin e programeve të reja për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve. Diskutuam gjithashtu mundësitë për shkëmbimin e praktikave më të mira mes dy vendeve dhe mënyrat e trajtimit të të sëmurëve mendorë në institucionet penitenciare”, shkruan Qose në Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




