Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Rrugën e Arbrit, rrëshqitje dherash, por qarkullimi vijon normalisht

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar problematika në Rrugën e Arbrit, rreth 2 kilometra nga Tuneli i Murriz, në dalje nga krahu i Tiranës. Një masiv i madh i skarpatës anësore është çarë në pjesën e betonuar dhe ka rrëshqitur drejt trupit të rrugës.
Fatmirësisht, betoni anësor mbrojtës ka arritur ta mbajë masivin pa dalë në karrexhatë, duke shmangur deri tani bllokimin e qarkullimit dhe duke mundësuar vazhdimësinë e trafikut.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve, veçanërisht atyre që lëvizin nga Tirana drejt Dibër, të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e tokës, reshjet e vazhdueshme dhe prania e ujërave nëntokësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




