Reshjet e dëborës/ Bashkia e Pukës vijon kriposjen e akseve rrugore

Bashkia e Pukës po vijon punën mbrëmjen e sotme për kriposjen e akseve rrugore Qafë Qerreti – Qelëz dhe Qafë Qerreti – Qerret.
Teksa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme duke krijuar shtresa të rrëshqitshme mbi trupin e rrugës, punonjësit e bashkisë po hedhin kripë në rrugë.
Bashkia e Pukës shprehet se është domosdoshmëri që gjatë ditëve në vijim drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin pa praninë e elementëve teknikë që ndihmojnë automjetet për lëvizje në terrene të rrëshqitshme.
Gjatë ditës së sotme bashkia e Pukës ka vijuar gjithashtu punën për rikthimin në normalitet të akseve rurale në njësinë administrative Luf-Qerret.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




