Reshjet e shiut, OSHEE: Po riparohet defekti në Gjirokastër

Në kushtet ekstreme të motit me shi, dëborë dhe erë të fortë, brigadat e Operatorit të Sistemit të Shpërndrajes (OSSHE),Drejtoria Rajonale Gjirokastër ndodhen në terren për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar nga reshjet me intesitet të lartë shiu.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) informon se aktualisht, grupet e gatishmërisë, të favorizuar nga ulja e intesitetit të reshjeve të shiut, janë në angazhim të plotë dhe po punojnë maksimalisht për riparimet e defekteve të shkaktuara.
“Kushtet e punës së grupeve të terrenit janë tepër të vështira pasi perveç lagështirës së madhe të tokës u duhet të punojnë në terrene malore që ngadalësojnë në disa raste procesin e punë”, njofton OSHEE.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




