Reshjet rekord dhe përmbytjet shkatërruese godasin Azinë Juglindore, qindra viktima dhe miliona të prekur nga moti ekstrem
Qindra persona kanë humbur jetën dhe janë zhdukur në Azinë juglindore, një rajon që u godit nga reshjet më të dendura të shiut të dekadave të fundit.
Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën në ishullin indonezian të Sumatras dhe kjo shifër pritet të rritet pasi dhjetëra persona të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.
Në Tajlandë, ka shkuar në 170 numri i personave, dhe 160 persona të tjerë që kanë humbur jetën në Sri Lanka.
Miliona persona të tjerë janë prekur nga kushtet ekstreme të motit, duke u detyruar të evakuohen apo të mbesin pa energjie elektrike dhe shërbime të tjera.
Azia juglinrore është një nga rajonet më të cenueshme nga ndryshmet klimatike. Kushtet ekstreme të motit me të cilat po përballet aktualisht ai rajon, sipas meteorologëve, mund të jenë shkaktuar nga ndërveprimi i dy sistemeve aktive, tajfuni Koto në Filipine dhe formimi i pazakontë i ciklonit Senyar në ngushticën e Malacca-s.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po i bëjnë dukuritë ekstreme të motit më të shpeshta dhe më intensive, duke rezultuar në reshje të dendura të shiut, përmbytje dhe erëra të fuqishme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





