Rezoluta antikorrupsion, reagon Meta: Poshtërim ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon me regji

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me rezolutën antikorrupsion që u votua me 76 vota pro.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta thotë se kjo rezolutë “është një poshtërim ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me regji”.

Më tej Meta shkruan se “çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës”.

“Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror. Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji” shkruan Meta.

Çdo veprim i drejtësisë të re, shton Meta, ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme