Rezoluta e kongresmenëve amerikanë në Kongres për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Xhaçka: Irani të japë llogari!

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social FB, shprehu mirënjohje për kongresmenët amerikanë, Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain, të cilët kanë dorëzuar në Kongresin amerikan, një rezolutë, që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë.
Sipas shefes së diplomacisë shqiptare, “është thelbësore që Irani të japë llogari për veprimet e tij”.
“Mirënjohje për Kongresmenët Ritchie Torres Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa Mc.Clain, për dorëzimin e rezolutës që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë. Është thelbësore që Irani të japë llogari për veprimet e tij. Mirëpresim mbështetjen e Kongresit të SHBA-ve dhe përgëzojmë punën e Grupit që mbulon Shqipërinë.”- shkruan ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. /rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




