Rikonstruktohet Pediatria në spitalin e Fierit, Rama: Shërbim shëndetësor shumë më cilësor!

Sociale | 4 vite më parë

Pas një rikonstruksioni të ndërtesës, në spitalit e qytetit të Fierit janë përmirësuar kushtet e stafeve mjekësore dhe janë rritur standardet e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga Pediatria e këtij spitali në rrjetin e tij social, teksa shkruan se falë kushteve të reja do të mundësohet një shërbim më miqësor dhe cilësor edhe për të gjithë pacientët e vegjël.

“Dhe me Pediatrinë e re në Spitalin e Fierit, me kushte shumë më të mira, shumë më miqësore dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas fotove.

Pediatria e re në Spitalin e Fierit është një tjetër investim nga qeveria në kuadër të modernizmit të sistemit shëndetësor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme