Rikthehet tradita e Natës së Bardhë

Kulturë | 5 vite më parë

Ndonëse pandemia i nderpreu për dy vite aktivitetet në ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, këtë vit Bashkia e Tiranës ka lajmëruar rikthimin e tyre.

Por ndryshe nga zakonisht aktivitetet nuk do të jenë të përqëndruara në orët e natës, por do t’i përshtaten kufizimeve për shkak të Covid-19. 

Të gjithë grupmoshat do të kenë një hapësirë të dedikuar në kryeqytet për të festuar e për t’u argëtuar. 

Artistë të njohur do të performojnë në 3 skenat që do të ngrihen në Sheshin “Skëndërbej”, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Bllok  dhe rrugën “Mustafa Matohiti” pas Piramidës. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme