“Rilindja” në Fushë-Krujë, edhe pak muaj do të hyjnë në shtëpitë e reja 1200 banorë, kryeministri Rama publikon pamjet

Ekonomi | 5 vite më parë

Në lagjen “Rilindja” në Fushë Krujë, për pak ditë do të hyjnë në banesat e tyre të reja familjet të cilat mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky kantier rindërtimi i cili është drejt përfundimit.“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ku edhe pak muaj do të hyjnë 1,200 banorë të rinj, me kushte optimale, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit do të jenë modeli i ri i zhvillimit urban të qyteteve që u goditën nga tërmeti .

Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen edhe 15 pallate me 100 apartamente.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme