Rindërtimi, Basha: Babëzia nuk ju lë pa vjedhur; Rama: Mate mirë gjuhën kur flet për hajdutëri

Politikë | 5 vite më parë

Rindërtimi dhe përdorimi i fondeve nga qeveria është bërë shkak i përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Lideri demokrat Basha akuzoi kryeministrin Rama se sipas tij ka shfrytëzuar situatën e pandemisë për të pasuruar oligarkët dhe ka vjedhur me tendera sekretë.“Babëzia për pushtet dhe para ju ka zënë sytë. Ndërsa Covidi ju ka penguar të ndërtoni shtëpitë nuk ju pengoi të ndërtoni kullën 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët e krimit të organizuar dhe gjithë bosët e narkotikës e kokainës” tha zoti Basha. “Siç e di ti dhe unë, nga partnerët tanë, ndoshta ta thotë drejtori i ri se cili bos kokaine ka rezervuar katin tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri që  Covidi nuk e ndaloi, siç nuk ndaloi as kullat e tjera që i kishe parashikuar që kur ke qenë kryetar bashkie.
Ti na flet ne për etikë, të bukurën, për idealet, ti mbi të cilin akuzojnë të akuza të gjëndjes personale sanitare  nga paardhësi yt vjen këtu na flet të mbajmë hundën me dorë?! E mbajmë ne. E kemi mbajtur 11 vjet që ke qenë kryetar bashkie nuk e mbylle gropën e Hajdin Sejdisë.
Nuk e mbylle se do të bëje kullë apo se të pëlqente aroma këtë nuk do e marrim vesh. ndërsa paardhësi yt do të bëjë dhe kulla për të pastruar paratë që i vidhni shqiptarëve dhe me paratë e drogës me të cilin mbani pushtetin. Ke zgjedhur dhe vendosur ne prioritet kullat e korrupsionit e oligarkise, sepse janë kullat e tua. Fatkeqësi kombëtare që ti drejton”tha lideri demokrat.

Akuzave të kryetarit të PD-së për vjedhje me fondet e rindërtimit kryeministri Edi Rama tha si përgjigje se  “Po sikur fondet e vëna në dispozicion për ndërtimin e  shkollave nga BE në raport me atë të vëna na dispozicion nga qeveria të rezultojnë më të larta, çfarë duhet të bëjmë me të gjithë këtë çarçaf që sapo u var këtu në sallën e Kuvendit. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë dhe i jam shumë mirënjohës partnerëve tanë që na ndihmojnë, që nga Brukseli deri në Abu Dabu, e deri në Ankara. Por po të them se në aspektin e nikoqirllëkut për fondet i jam shumë mirënjohës atyre që kanë punuar me këtë projekt sepse kanë bërë të mundur që ne të bëjmë më shumë me më pak. Po kështu edhe për apartamentet. Matu mirë kur flet për hajdutëri. Mate mirë gjuhën kur flet për hajdut, apo leje ndërtimi që jepen në zyrat e bashkisë. Matu mirë dhe bëhu burrë”, tha zoti Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme