Rindërtimi, hyn në fazën e fundit edhe lagjja e re me 74 banesa në Ndroq

Një lagje e re, e ngritur nga themelet është ajo e Ndroqit, e cila tashmë ka hyrë në fazën e fundit e së shpejti familjet që mbetën pa strehë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 do të hyjnë në shtëpi te reja.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se është drejt përfundimit edhe lagjja e re me 74 banesa në Ndroq. Pas përfundimit të 64 shtëpive të para në Ndroq, tashmë janë thuajse gati të futen në shtëpitë e reja të tjera familje që tërmeti iu prishi shtëpitë.
“Mirëmëngjes dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë, u shpreh Rama krahas fotove të banesave të reja.
Pas përfundimit të 64 shtëpive të para në Ndroq, tashmë janë thuajse gati të futen në shtëpitë e reja të tjera familje që tërmeti i la pa banesë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




