Rindërtimi i shkollës “Emin Duraku”, Veliaj: Kjo shkollë do jetë ndër më të bukurat në rajon

Sociale | 4 vite më parë

Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në zonën e ish-Bllokut po rindërtohet dhe në shtator të këtij viti do të presë nxënësit e saj, në një godinë të re, me hapësira moderne, njësoj si të gjitha shkollat e tjera të rindërtuara në Tiranë.

Me një kapacitet prej 1300 nxënësish, kjo shkollë, e cila gjithashtu u dëmtua nga tërmeti, do të ketë në përfundim të saj 51 klasa, 6 laboratorë, bibliotekë, si dhe dy palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët jashtë orarit mësimor.

Ndërsa, ministrja Ibrahimaj nënvizoi faktin se puna që Bashkia e Tiranës po bën me shkollat është investim për të ardhmen. Kreu i Bashkisë tha se, duke qenë se shkolla “Emin Duraku” ndodhet në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës, ajo është projektuar e tillë, që të shfrytëzohet nga i gjithë komuniteti.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme