Rindërtimi në Kavajë, përfundon blloku i dytë i banesave të reja, Rama publikon pamje

Sociale | 5 vite më parë

Ka përfunduar blloku i dytë i banesave të reja në Kavajë, të ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mëngjes pamje “Mirëmëngjes me bllokun e dytë të banesave të reja në Kavajë, për të mos lënë vetëm as edhe një familje të prekur nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama.

Programi i Rindërtimit përfshin një prej paketave më unike të investimeve në infrastrukturë, që do të vijojë me intensitet edhe gjatë vitit 2022, deri në strehimin e familjes së fundit që humbi shtëpinë nga tërmeti.

Qindra familje kanë përfituar deri tani shtëpi të re falas, ndërkohë që investimet janë shtrirë në rindërtimin e shkollave, kopshteve dhe infrastrukturës urbane të lagjeve të tëra të rindërtuara nga e para.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Kryeministri Rama i dorëzoi çelësat e 153 banesave në pallatet e reja familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme