Rindërtimi në Laç, puna vazhdon me ritme të shpejta

Ekonomi | 5 vite më parë

Rindërtimi në Laç, një qytet i gjithi në kantier pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019-ës, po ecën me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna që po bëhet për rindërtimin e pallateve dhe shtëpive të reja në Laç. “Mirëmëngjes dhe me zemrën e re të Laçit pas katastrofës së 26 nëntorit tragjik, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Kryeministri Rama.
Zona 1 e lagjes së re në Laç financohet nga qeveria turke, ndërsa zona 2 nga qeveria shqiptare. Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane. Pallatet e reja, spitali i ri, godina e re e bashkisë shkollat dhe mjediset sportive e rekreative që do të ndryshojnë faqen e këtij qyteti bashkë me cilësinë e jetës për 800 familje të prekura nga tërmeti i vitit të shkuar. Ndërkohë në gjithë bashkinë Kurbin ndërtohen nga e para 6 godina arsimore, 4 shkolla dhe 2 kopshte dhe rikonstruktohen 3 të tjera.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme