Rindërtimi në Lezhë/ Edhe 270 familje përfitojnë grantet për restaurimin e banesave

Sociale | 6 vite më parë

270 familje në Lezhë të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, përfituan sot dëmshpërblimet nga fondi i granteve për restaurimin e banesave.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu informoi sot se këto familje kanë dëme në banesat e tyre të nivelit DS1, DS2 dhe DS3.

“Vazhduam me dëmshpërblimet e tërmetit DS1, DS2, DS3 për 270 familje të kualifikuara. Puna jone nuk ndalet në shërbim të qytetarëve”, tha Ndreu.

Në Bashkinë e Lezhës do të ndërtohen nga e para 188 apartamente dhe 230 banesa individuale, ndërkohë që deri tani 336 familjeve u është garantuar pagesa e qirasë deri në momentin e strehimit përfundimtar.

Në këtë bashki, janë 459 familje të prekura rëndë nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të kategorizuara me shkallë dëmtimi DS4 dhe DS5.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme