Rinovimi i flotës së peshkimit, subvencionim deri në 20 milionë lekë

Ekonomi | 5 vite më parë

Qeveria shqiptare këtë vit do të zbatojë edhe skema me subvencione për sektorin e peshkimit.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bëri të ditur se, për blerjen e anijeve të peshkimit tregtar profesional, që zëvendësojnë anijet ekzistuese, masa e përfitimit është  50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 20 milionë lekë për subjekt peshkimi.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2022, parashikon gjithashtu financim edhe për rinovimin infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 7,250, 000 lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20,000,000  lekë për subjekt.

AZHBR bëri të ditur se, rinovimi i anijes së peshkimit përfshin: blerjen dhe instalimin e motorit kryesor, por jo më shumë se 4,000,000 lekë; blerjen dhe instalimin e motorit ndihmës (gjeneratori detar), por jo më shumë se 2 000 000 lekë;  blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes, por jo më shumë se 1,250,000 lekë.

Peshkimi është një sektor i rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe skemat e subvencionimit synojnë mbështetjen e peshkatarëve në zgjerimin e investimeve për zhvillimin e sektorit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme