Rins i jep fund hegjemonisë së Markez-it

Moto GP | 4 vite më parë

Thuhet shpesh se Honda është një motor me të cilin mund të fitojë vetëm Marc Márquez dhe, ndonëse piloti dhe skuadra e kanë mohuar këtë gjë për një kohë të gjatë, e vërteta është se shifrat tregojnë të kundërtën. Ata në fakt nuk kanë punuar për të bërë një prototip perfekt për vetëm një pilot, por realiteti është se vetëm spanjolli, me kalimin e kohës ka mundur t’i përshtatet stilit që kërkon ky motor.

Ndodhi me ardhjen e tij në skuadër në 2013, e bëri në 2021 me rikthimin pas dëmtimit, e bëri edhe gjatë revolucionit të madh të këtij viti 2022 (me një motor më të gjatë dhe më të madh. E tani në 2023, Repsol Honda duket e detyruar të ndjekë të njëjtën linjë. Por edhe këtë vit Honda nuk e ka gjetur ende çelësin që do ta kthejë në krye të renditjes.

Në fabrikën e krahut të artë kanë punuar shumë, këtë e ka pranuar edhe vetë Mark, por përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë rezultatet e pritura dhe për këtë arsye u është dashur të kërkojnë ndihmë nga jashtë. Shasinë e re testoi Bradl në Jerez me detaje që mund të japin shpresë për të bërë një hap përpara.

Megjithatë, Honda pret kthimin e mrekullueshëm të Márquez për të pasur një ide më të qartë nëse pjesa e re ishte ajo që ata po kërkonin vërtet. Edhe Rins ka treguar se është çështje pune, por edhe ndjesish. Për momentin, Rins i ka dhënë fund një mallkimi 5-vjeçar, duke u bërë piloti i parë që fitoi me një Honda pa qenë Marc. I fundit ka qenë Cal Crutchlow në Argjentinë në 2018.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme