Rithemelimi i PD, përfundon procesi zgjedhor në Gjirokastër

Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se është mbyllur procesi i zgjedhjeve për kryetar dege të PD në qarkun Gjirokastër, ku fitues është zgjedhur Eris Shehaj. Sipas Komisionit, nga numërimi i fletëve të votimit, Shehaj ka arritur që të sigurojë 53% të votave
Njoftimi i plote:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave.
Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




