“Rithemelimi” i PD-së, Berisha nga Durrësi: Diplomatë të korruptuar u vërsulën për të shkatërruar PD-në

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i “Rithemelimit” të PD-së, Sali Berisha, ka qenë sot në Durrës, në kuadër të takimeve me degët e PD-së, në 32 vjetorin e themelimit. Në qendër të fjalës së tij ka qenë rezistenca ndaj përpjekje për të asgjesuar PD-së, ambasadorët e korruptuar, monizmi i Ramës, protestat dhe fitorja në zgjedhjet vendore.

Sipas tij, u përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin PD, por sot “jemi më të fortë se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë”.

“Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike. Nuk kishim asgjë, para, pushtet. Diplomatë të paguar, të korruptuar në të gjitha format, u vërsulën për ta shkatërruar PD-në. Jemi në revolucion të dytë, ku armë dhe platformë kemi lirinë dhe idealet tona. Jemi në një mision dhe si misionarë ne jemi të pamposhtur. Të vetmit që i hyjnë detit me këmbë dhe e kalojnë janë misionarët dhe ne të tillë jemi,. Sot na duhet më shumë se kurrë të jemi në protesta, fushatë, për të shkërmoqur këtë monizëm të urryer të Edi Ramës. Asgjë s’na pret ne, s’na ndalon ne. U ngritëm kur besuan se na asgjësuan.”- deklaroi Berisha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme