RKI u bën thirrje gjermanëve të qëndrojnë në shtëpi

Kreu i agjencisë gjermane të kontrollit të sëmundjeve, që është instituti ”Robert Koch” (RKI) ka nisur një apel urgjent për një reduktim të kontakteve për të kontrolluar valën e katërt të pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë vendin.
Duke folur nga Berlini, Lothar Wieler, kreu i këtij instituti, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të mbyllin kafenetë me ventilim të dobët.
Sipas Wieler, spitalet janë në limitet e tyre në shumë rajone dhe rritja e normave të vaksinimit nuk do të jetë e mjaftueshme për të frenuar pandeminë.
“E gjithë Gjermania është një shpërthim i madh. Kjo është një emergjencë kombëtare. Duhet të shtypim frenat e emergjencës”, theksoi kreu i RKI-së./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




