Roberta Metsola rizgjidhet në krye të PE-së, Rama: Forcojmë raportet me BE-në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rizgjedhjen si presidente e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, duke theksuar se ripërtëritja e besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë është një dëshmi lidershipi.
Sipas Ramës, Metsola ka vizionin e duhur për të drejtuar një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian.
Kryeministri shton se Shqipëria pret të vijojë të punojë ngushtë për të forcuar marrëdhëniet me BE-në.

“Urime të ngrohta për Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Ripërtëritja e besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me 562 vota është një dëshmi e lidershipit, energjisë dhe vizionit të saj të besueshëm në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në kohët aktuale sfiduese për të gjithë.
E dashur Roberta, rizgjedhja juaj është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe #Shqipëria pret të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidaritetin e Unionit së cilës ne i përkasim dhe punojmë çdo ditë për të qenë pjesë”, shkruan Rama në rrjetin social ‘X’.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




