Roberta Metsola zgjidhet presidentja e Parlamentit Evropian

Deputetja malteze e qendrës së djathë Roberta Metsola është zgjedhur këtë të martë presidente e Parlamentit Europian.
Metsola fitoi me 458 vota pro që në raundin e parë të votimit, duke siguruar kështu një mazhorancë absolute që shmangu nevojën e një raundi të dytë.
E dyta në garë doli suedezja Alice Bah Kuhnke me 101 vota ndërsa e treat Sira Mrego e së majtës me 57 vota.
“Me përulje, ndihem e nderuar me këtë përgjegjësi që po më besoni. Ju premtoj se do të punoj dhe do të bëj ç‘ështe e mundur për të punuar në emër të këtij Parlamemti dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve të BE-së“, – tha Metsola në një fjalim të mbajtur para deputetëve nga karrigia e presidentit të organit legjislativ të BE-së.
Metsola pason në detyrë Italianin David Sassoli, i cili ndërroi jetë javën e shkuar pak para se t’i përfundonte mandati.
Ajo pritet të jetë në detyrë për dy vite e gjysëm, që gjysma e mandatit të parlamentit actual. “Në pjesën tjetër të mandatit do të shohim një dritare mundësie për ta bërë parlamentin më modern, më efektiv dhe më eficent, – theksoi presidentja e re.
Roberta Metsola ka qenë deputete e Parlamentit Europian që nga viti 2013 dhe zëvendëspresidente që nga viti 2020.
Ligjëvënësja konservatore së fundmi u dallua pasi zëvendësoi Sassolin i cili mungoi për disa javë në Parlament për shkak të sëmundjes.
Por nëna e katër fëmijëve gjithashtu është kritikuar nga disa kolegë për shkak të këndvështrimeve të saj kundër abortit.
Vendi i saj, Malta është edhe vendi i fundit i BE-së ku aborti është plotësisht i paligjshëm. E ndërgjegjshme ndaj reagimeve që ka shkaktuar në lidhje me këtë çështje, para se të zgjidhej ajo siguroi deputetët se nëse zgjidhej detyra e saj do të ishte të përfaqësonte pozicionin e Parlamentit, përfshi edhe të drejtat e riprodhimit dhe ato seksuale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




