Roberto Carlos vlerëson Dimarcon: E shoh veten tek ai, më kujton stilin tim të lojës

Ai nuk do të luajë kundër Real Madridit dhe kjo është një humbje e madhe për Interin, Federico Dimarco është bërë një figurë kyçe për zikaltërit. Italiani e ka vendosur veten në nivel ndërkombëtar si një nga mbrojtësit më të mirë të krahut, duke marrë lëvdata nga një mjeshtër dhe pikë referimi në këtë pozicion, Roberto Carlos.
Ish-lojtari i Interit dhe Real Madridit foli për Dimarcon: “Ai është një mbrojtës i majtë fantastik. Mund ta përgëzoj për vitin e tij të pabesueshëm vitin e kaluar. Ai përfaqëson atë që është një mbrojtës i krahut modern. Jam shumë i lumtur të flas për të sepse ai më kujton vërtet stilin tim të lojës, shpejtësinë time dhe është një lojtar super inteligjent. I uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që të rikuperohet”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




